Ç’është ky vig përmes
karvanit,
Një mijë burra i
shkojnë përbri?!
Ai qëndron si
shkëmb majë shkëmbit
Në çdo plagë
tridhjetë trimëri.
Dynden kullat anë
për anë:
- Kush po vjen kështu
prej lufte
Porsi dhëndërr
me danamë
Me bajrak e krisma
pushke?!
Ç’është ky varg i
gjatë, i zi,
Midis resh e
bubullimash?!
- Jo, s’ka
vdekur, por rri shtrirë
Ky vigan në
shtrat martinash!
Syri i shkrep
dritë e stuhi
Me barot plagët i
mbushi,
Thërrasin mallet
për t’ju pri:
“ Jo, nuk vdes
Elez Isufi “!
- Kush është
vrarë, medet për ne!
Dalin nënat në
çardak.
- As është vrarë
e as nuk vritet
Gjenerali me
shajak.
- Çou, Elez, - thërrasin
mallet
“ Besë-a-besë “
përmbi urdi!
Herë me mbret e
herë me kralët
Për vatan e për
liri!
Nga Naim Plaku