e diel, 16 dhjetor 2012

Poezia: Gjenerali me shajak

Në dhjetot të vitit 1924, duke luftuar kundër  forcave mercenare që vinin nga Jugosllavia e kishin hyrë në Dibër me synim që të përmbysnin qëverinë e Tiranës, vritet në luftime të ashpra Sufë Xhelili dhe plagoset Elez Isufi, që do të vdesë pas dy javësh në Lisivale ( Palaman të Sllovës ) ku qëndroi ditët e fundit për të mbarur mortën e nipit të tij. I plagosur ai përcillet nga luftëtarët e Ujëmujës me një vig përmes rrugës së gjatë këmbësore për të shkuar fillimish në Sllatinë e më pas në Lisivalle.

Ç’është ky vig përmes karvanit,
Një mijë burra i shkojnë përbri?!
Ai qëndron si shkëmb majë shkëmbit
Në çdo plagë tridhjetë trimëri.

Dynden kullat anë për anë:
- Kush po vjen kështu prej lufte
Porsi dhëndërr me danamë
Me bajrak e krisma pushke?!

Ç’është ky varg i gjatë, i zi,
Midis resh e bubullimash?!
- Jo, s’ka vdekur, por rri shtrirë
Ky vigan në shtrat martinash!

Syri i shkrep dritë e stuhi
Me barot plagët i mbushi,
Thërrasin mallet për t’ju pri:
“ Jo, nuk vdes Elez Isufi “!

- Kush është vrarë, medet për ne!
Dalin nënat në çardak.
- As është vrarë e as nuk vritet
Gjenerali me shajak.

- Çou, Elez, - thërrasin mallet
“ Besë-a-besë “ përmbi urdi!
Herë me mbret e herë me kralët
Për vatan e për liri!
                                                                                                                 Nga Naim Plaku




Nuk ka komente:

Posto një koment